Wednesday, August 10, 2011

Tarikati-Âl-ijje Halvetîjje Ramazânîjje.




     GJENEZA E TARIKATIT




Ne boten islame tarikatet dominojn qe nga shek XII.Tarikati ne aspektin gjuhesor d.t.th.rruge , metode, gjendje dhe situate; ndersa si term sufik ka kuptimin e rruges se themeluar me qellim te zhvillimit te aftesive kuptimore te njerzeve.Tarikati ne fillim eshte perdorur si term i cili ka shprehur rrugen e largimit prej dynjase per te fituar ahiretin ose rruge per edukimin e epshit dhe kontollimin e forcave epshore dhe te karakterit njerzor.

Te gjitha tarikatet si: Halveti, Kadri, Rrifai, Saadi, Bedevi, Mevlevi, Bektashi etj… jane rruge te besimit islam qe afirmohen ne kohen e Hz. Muhamedid (a.s) dhe pasohet tek Imam Aliu (K.v) I cili mbetet burim i gjithe Tarikateve qe per nder te tij quhen me emrin e larte Tarikatet-Al-ijje.

Te gjitha tarikatet rrjedhin nga i vetmi burim: prej Imam Aliut (K.v). pjestar i familjes se

Hz. Muhammedit (a.s), dhe bashke luftetar per perhapjen e Islamit ne bote.

Hz. Muhammed (a.s) me kompletimin e sheriatit (bazes se Islamit) me Kur’anin dhe rregullat per ibadet (adhurim) ndaj Allahut xh.sh qe perbejne formen e jashtme te islamit, dhahiri.

Rregulla te cilat cdo musliman pa perjashtim duhet ti respektoje dhe zbatoje

Te cilat u plotesuan me tarikatin i cili eshte pjesa e brendshme e Islamit. (namazin batin).

Hz Muhammed (a.s) ka thene:

Sheriati eshte fjala ime (porosia ime)

Tarikati eshte vepra ime.

Hakikati eshte gjendja ime.

Marifeti eshte njohuria ime.

Anen e brendshme ku hyjne tarikatet, pra hakikatin, ai e la te hapur per ta vazhduar

Imam Aliu (K.V)

Keshtu u hapen te gjith tarikatet kohe pas kohe nga Piranet (udheheqesit shpirteror) te cdo tarikati. Duke plotesuar keshtu ibadetin (adhurimin) shpirtror deri ne flijim per Allahun xh.sh dhe Ehli-Bejtin Mustafa (s.w.a.s).

Hz. Muhammed (a.s) . ka thene “Ene medinetul ilmi, Aliju babuha”. Une jam qyteti i diturise Aliu eshte dera e tij.

Ata te dy njiheshin qe ne Ezel. “Ene ve Alijen min nuri vahidin”. Une dhe Aliu jemi prej nje drite.

I derguari i Allahut para se te largohej tha: O ju njerez po ju le dy amenete Librin e Allahut dhe Ehli-Bejtin.

Ehli-Bejti eshte familja me e afert e Allahut xh. xh., e cila perbehet nga Hz. Muhammedi (a.s).,

Hz. Aliu k.v., Hz. Fatimeh e bija dhe e shoqja e Hz Aliut, Imam Hasani dhe Imam Huseini dy niprit e tij. Ali Aba do ish emri i kesaj familje.
Per Ehli-Bejtin flitet ne shume sure te Kur’anit famelarte

“Kul: la esselukum alejhi exhren illelmuvedete fil kurba”. (Sure Essura ajeti 23 )

Thuaj : Nuk kerkoj prej jush shperblim per thirrjen time vetem respektin dhe dashurine per Ehli-Bejtin.

“Inema juridullahu lijudh-hibe ankumul rixhse ehlelbejti ve jutahirekum tathire” Allahu ka per qellim qe nga ju, o familje e Profetit tju largoje ndytesite dhe tju pastroje si vete pastertia. (Suretu Ahzab ajeti 33)

Ajeti 61 Mubahele (Suretul Ali Imran) .

Ajeti 56 Salavat (Suretul Ahzabe).

Pra ne kete familje qe eshte me e afert tek Allahu te gjithe duhet te kthejme syte, duke i mbajtur te pa ndashme sheriat-tarikat.

Ishte kjo, dashuri e madhe ndaj Zotit dhe kesaj familje e cila u shendrua ne frymezim per shume e shume lider shpirterore, misionare te perulur, perhapes te palodhur te islamit ne cdo vend, per sakrificat dhe dijet e te cileve flitet dhe ne kuran.

Filozofe mistik te Islamit si: Shejh Myhedin Arabiu, Shejh Tebreziu, Shejh Sinaniu, Shejh Sadiu, Gazaliu dhe me rradhe Xhelaludin Rumiu, Ibni Sinaja dhe shum te tjere.

Biada Ridvan u quajt vendi ku rreth 1400 besnike te islamit lidhen besen e shenjte dhe kryen betimin para Zotit dhe Profetit, se: Do te pastrojne zemren, duke crrenjosur nga vetja cdo te keqe dhe lakmi, premtuan te jene njerez te mire te drejte dhe me bindje te plote ndaj Zotit. Dhe keshtu linden muhibet e pare (te dashurit e Ehli-Bejtit).

Pas urdherit te Allahut “Ineledhine jubaiuneke inema jubaiune-llahe jedullahi fevka ejdihim” Ata qe te japin besen ty, i kane dhene besen Zotit , dora e Zotit eshte mbi duart e tyre. Pra ishte ky urdheri qe i parapriu kesaj ngjarje.



Dhe Profeti yne HZ. Muhammed (a.s). me doren e tij i vendosi ne koke Hz Aliut Taxhin Lam Elif me tekbir.

“Allah dhahir ve huve batin ve huve ala kuli shein kadir”

Allahu eshte i dukshem , dhe ai eshte i fshehte, dhe ai eshte i plotfuqishem.

Dhe keshtu myrshidat e medhenj, vdisnin duke qene akoma ne jete.

“Meutu kable ente meutu” vdis para se me vdek.

Per tju afruar sa me shume Zotit, privonin veten e tyre nga kenaqesite e kesaj bote.

“Men arefe nefsehu fekad arefe rab-behu” Ai qe njeh veten e tij njeh zotin e tij.

Piri(udheheqesi shpirteror) i piraneve eshte Hasan Basri i cili eshte veshur nga vete Imam Aliu.

Ai eshte dhe zanafilla e Tarikateve dhe kjo rrjedhe u quajt Alevi. Dhe keshtu pasuan tarikatet si Halveti, Kadri, Rrifai, Saadi, Bedevi, Mevlevi, Bektashi etj...Te gjithe vellezer mes tyre. Razija e tyre qofte mbi ne. Amin.

Ndryshe nga tarikatet e tjera tarikati Halveti e ka marre emrin nga sherbimi dhe jo nga udheheqesi shpirteror. Ate sherbim qe e kane kaluar dhe Profetet me rradhe si:Hz. Musai (a.s) ne malin Turisina,

Hz. Nuhi(a.s) ne varken e tij, Hz. Isa (a.s) ne pyll, Hz. Muhammed (a.s) ne shpellen e malit Hira,

Aty I ka ardh dhe Profetesia (rivelata hyjnore) me ajetet e para “Ikre bi ismi rabike ledhi halek”

Lexo ne emrin e Zotit tend i cili eshte Krijues. etj...

Sherbim qe e bejne dhe Tarikatet e tjera pa perjashtim.

Te gjithe Tarikatet posi lulet e bukura te Islamizmit, ndezen zjarrin per atdhedashuri tek njerezit. Perhapen misticizmin Islamik ne te gjithe vendin.

Keshilla e Tarikatit dhe dashuria e Ehlibejtit jane nyja e bashkimit dhe vellazerimit te muslimaneve.


Ishte mendësia jone liberale dhe filozofike qe gjeti nje perkrahje dhe mbeshtetje te gjere nder njerez.

Dhe ishte pikerisht kjo mendësi fillesa e perhapjes se tarikateve edhe ne Shqiperi, ku nepermjet mesimeve te dashurise ne emer te Zotit dhe njeriut te ndihmohej njeri-tjetri, ku mëkohej dashuria per atdheun dhe besimin. Ishte pikerisht kjo mundesi fillesa e perhapjes se tarikateve edhe ne Shqiperi.


Ishin te paret tane ata, qe ne teqete e tyre pergatiten truallin dhe krijuan bazen per zhvillimin e ideve dhe synimeve kombetare.




Dua te flas pak per Tarikatin Âl-ijje Halvetîjje Rramazânîjje, te cilit i perkas shpirterisht dhe qe e kam te trasheguar nga paraardhesit e mij ne ate kohe mjaft te veshtire.

Halveti e merr emrin nga vendi (dhoma) e cila quhet Halvet ose ndryshe vendizolimi,

Aty Shehu kryn sherbimin per 40 dite, duke iu perkushtuar me falje dhe ziker te madhit Zot (Xh.Sh),Rendi i Shehlereve te teqes se Shejh Ali Qoban Babes ka fituar te drejten prej Hz.Pirit Shejh Husein Rumi Serezi qe Halvetin ta keni vetem 7(shtate) dite.

Tarikati Halveti eshte perhapur ne Shqiperi qe ne shek XVI . Kjo rrjedh nga udheheqesi shpirteror Shejh Husein Rumi Serezi, i cili nepermjet djemve te tij me vullnet dhe deshira shpirterore te inspiruar nga udheheqesi dhe njekohesisht babai i tyre, u shperndane dhe perhapen Islamin nepermjet nje reputacioni shpirteror si udheheqesa te plotesuar (Murshidu Kamil), me titullin e grades se larte te shehlereve “Aziz”.

Dhe keshtu njeri zuri vend ne Prizren nje ne Oher nje ne Çaje-Kukes dhe nje ne Tirane.



Teqeja e Shejh Ali Qoban Babes eshte njekohshme me Teqen e Prizrenit Shejh Osman Baba ,me Teqen Ohrit Shejh Mehmet Hajatiu,dhe me Teqen e Tiranes Shejh Muhamed Pazari Keto teqe jane Asitane me te drejt per te veshur pasardhes.

Shejh Ali Qoban Baba udheheqesi i pare shpirteror i Teqes Halvetijje Çaje(Fshat) e ngriti teqen me 1110 h (1688-89) shih Nathalie Clayer Mistiques Etat societe les Halvetis,fq 298. Sheh Ali Qoban Baba Ali, erdhi dhe u vendos ne çaje (fshat) ndersa dy vellezrit e tij vazhduan jeten ne Arren ku rrejdh fisi i Doçit.I ati i Shejh ALIS kishte dy djem binjak Elezin dhe Alin.Nena e te cileve u lavderua ne mes shoqeve te çezma se kam lind dy djem nje zabit e nje evlija…Elezi vazhdoi shkollat e fitoi titullin Aga e emrin Elez Bici.Aliu filloi veprimtarin e tij si bari i deleve(Çoban)ne bjeshket e fshatit dhe ne fushat e Selanikut ne periudhen e dimrit.Qe ne rini ju dha shume besimit islam.Me prova (Kur falte namazin me qellim qe delet te mos benin dem neper ara u vinte si shenje si cak kerlikun (shkopin)e tij ferexhen ,qezofin ne njeren ane e ne anen tjeter falej vete.Nje are qe punohej nga 4 vete per 40 dite ai w punoi per 7 dite e per kete Halveti per teqen mbeti 7 dite nga urdhni i Hz Pirit.) u paraqit te Teqeja e Shejh Husein Serezi dhe mori dore (u shugurua) dhe me titullin e larte Shejh i tarikatit Halveti.Pas emrimit si Shejh,Shejh Husni Serezi e nis per te hapur teqen e tij te shkalles asitane ne Çaje (fshat) si teqe e rangut te pare Halvetije me te drejte per te vesh Shehlere te tjere qe te hape teqe te reja.

Shejh Alia pasi u vesh Sheh me plut vullnet u kthye ne Çaje.Elezi vellau i tij i mekamur ne administraten ushtarake turke e I njohur me emrin Elez Bici nuk e priti aspak mire kthimin e vellaut Ali si Shejh I tarikatit te larte Halvetije duke I perçmuar rrugen e besimit fetar,nuk I dha as pjese te tokes e as strehim.Shejh Aliu per tiu shmangur grindjes me vellaun per afro tre vjet u strehua ne nje dhome aneks te xhamis se Fshatit.Nga sjellja per tiu larguar se keqes me vellaun Elez dhe perkushtimi shpirteror ndaj besimit fetar,Shejh Alia fitoi respekt e ndihm nga te gjith bashke fshataret e tij ne çaje e mbajten me ushqime gjate qendrimit ne xhami.Pati rast qe te vihej ne prove ne sherbesat fetare ne sherimin e semundjeve e zgjidhejn e halleve.Nje rast ne nje familje te madhe Lala ftohet per derman me sherue nje vajz e cila ishte shume e semure ne prag te vdekjes.Ai shkoi dhe po I fryente te semures,ne kete koh ran je zjarr shume I madh e po digjej shtepia njerzit eshtepis shkojne me nxitim e u tregojn se ka rene zjarr.Po shehu nuk leviz nga vendi me bindje se ne pjesen ku ishte e semura nuk do biente zjarri ashtu ndodhi zjarri u shua kur iu afrua dhomes ku lutej shehu.Nga kjo prove Shehun e konsiderojn me vlera te medha jo vetem ne fshat po ne gjith krahinen. Keta Shehlere kan pajtuar fise (gjakun).

Veprimtarine e tyre e kan kryer jo vetem ne Lume ,Malesi ,Puke po edhe ne Shkoder ,Kosove (Has-Gjakove) Maqedoni dhe shume vende tjera.Keta Shehlere kohe pas kohe kane ndezur zjarrin e patriotizmit.Teqeja Âl-ijje Halvetîjje perbehet prej Semahanes (sale),Halvethanes sofat,kafe oxhakut,koridorit apo vendit veror.

Shejh Hyseini djali i Shejh Ali Qoban Babaes

Shkollen e mbaroi ne fshat ndersa Medresen ne Stamboll Turki ka sherbyer si Hoxhe ne Fshat dhe me vone u titullin Sheh i sherbeu Teqes me besnikri dhe vullnet ne dobi te tarikatit Halveti.Shejh Hyseini pati djal Shejh Tahirin ku e mori halifetnamen dhe e trashegoi.

Shejh Tahiri i biri i Shejh Hyseinit

Lindi ne fshat caje shkollen e kreu ne vendlindje rrjedh nga nje familje shume e ndershme dhe e rrespektuar me tradita te shejhlereve ka dhene kontributine e cmueshem ne teqe.

Influence e Teqes I kaloi kufijte e njohjes jo vetem ne lume por shtrihet nga Arrni Rec e Lure kufi me Mirditen Mali i zi ne Shkoder Puke Prizren Rrafshin e Dukagjinit Has dhe gjith Malsia e Gjakoves.Sheh Tahiri sic tregonin Osman Neziri nga Puka 120vjec dhe Selim Zeqa nga Fleti 110 vjec qe kan jetuar deri nr 1935 e 1937 nje here ne vit [er cdo vjesht u bente ziaret mbi 40 kanaqeve duke filluar nga Hoxha I Dukagjinit te Sali Ages ne Petlaj e me radhe deri te familja e Tafilikut ne Qerretin e Pukes.Ve canerisht nga Kabashet e kryezezet e Pukes e ne cdo konak shehu I lumes keshtu quhej ne kete ane preitej me nderim e respect te madh si njeri qe me predikimet fetare sillte besim miresi e paqe bereqet e hare kudo qe shkonte jo vetem per muslimanet por edhe per katoliket dhe ortodokset.Vetem nga krahina e pukes i vinin Teqes nezra (Dhurata )ne vit mbi 40 koke bageti te imta por edhe te trasha.Shejh Tahiri me vepren dhe personalitetin

Ilahit e kenduara (Arabisht-Shqip) nga Shehleret e Teqes gjate dhikrit ne perkujtimin eAllahut (Xh.Sh),neper ndenje oda gjate muajit te madherueshem Ramadan dhe Muharrem ne perkujtim te lufets se kerbelase (titulli Dhjet dite e muajit Muharrem) Ilahit: Me ballin Mejdan,E ndigjo Fkirin, Lumtna per Perendine,Shka esht keshtu qe po Habit ,O Jezidi i biri i Mavijes.



Tyrbja e Hz.Pir Shejh Ali Qoban Babes



Silsilja e Tarikatit te larte Âl-ijje Halvetîjje Ramazânîjje.
Degzimi i Teqes prej Hazreti Pirit

Hz. Pir Omer Halveti Lahixhan-i

Hz. Shejh Ehi Mirum Halveti

Hz. Shejh Izuddin Halveti

Hz. Shejh Sadreddin Hijavi

Hz. Pir-i Thani Sejjid Jahja Shirvani Bakuvi (Piri i dytë)

Hz. Shejh Muhammed Erzingjani

Hz. Shejh Ibrahim Kamil Kajseri

Hz. Shejh Alauddin Ushaki

Hz. Pir Jegidbashi Shemsiddin Ahmed Efendi Marmarav-i Manisa Kolli Ahmedijje

Hz. Shejh Haxhi Izzeddin Karaman-i

Hz. Shejh Kasim Larendevi Inegyl-i

Hz. Shejh Muhammed Muhjiddin Karahisari Istanbull-i

Hz. Pir Ramazaneddini Mahfi Karahisari Istanbull-i Kolli Ramazanijje

Hz. Shejh Mestxhi Ali Rumi Edrenev-i

Hz. Shejh Mestxhizade Ibrahim Ali Edrenev-i

Hz. Shejh Debbag Ali Rrumi Filibev-i

Hz. Shejh Fazil Ali Rumi Lofqev-i

Hz. Shejh Pir Hysejin efendi Serez-i

Hz. Shejh Hysejin efendi Jenigjev-i

Hz. Shejh Ali Qoban Baba Qaja Postnishin-i dergahi Qaja

Hz. Shejh Husejn Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Hasan Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Tahir Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Fetah Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Ibrahim Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Rustem Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Fetah Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Rrezak Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

Hz. Shejh Emri Çaja Postnishin-i dergahi Çaja

el-fakir el-hakir Shejh Rustem Çaja Postnishin-i Dergahi Shijak-Durres.


Gjenalogjia e tarikatit Halveti ne Çaje (Fshat) perbehet nga kater djemt e Shejh Tahirit I (pare).

Shejh Fetahu,Shejh Hysejni,Shejh Tahiri dhe Shejh Osmanin.

Ne silsilen e lartepermendur kemi rendin e shelereve te Shjeh Fetahut djali i madh i Shejh Tahirit I.Rendi:Shejh Fetahu,Shejh Ibrahimi,Shejh Rustemi,Shejh Fetahu,Shejh Rrezaku,Shejh Emria,Shejh Rustemi.
Rendi i shehlerve te Shejh Tahirit II:Shejh Muharremi,Shejh Rrahimi,Shejh Hysnia.
Rendi i shehlerve te Shejh Osmanit:Shejh Osmani kishte te tre djemt te veshur:Shejh Alia,Shejh Sivari,Shejh Beqiri.
Rendi i Shehlerve te Shejh Alis :Shejh Saliu,Shejh Jahja Shejh Abdullahi.
Rendi i Shehlereve te Shejh Sivarit:Shejh Vahidi.
Rendi i Shehlereve te Shejh Beqirit:Shejh Rexhepi,Shejh Beqiri,Shejh Muharremi,Shejh Beqiri.
Teqet dhe Tyrbet e hapura nga Teqeja e Shejh Ali Qoban Babes jane:Teqeja e Shejh Ymerit Tetove.Tyrbja e Dervish Veselit Buzmadhe Kukes.Tyrbja e Dervish Luzhes Tropoj.


Ne silsilen e lartepermendur kemi rendin e shelereve te Shjeh Fetahut djali i madh i Shejh Tahirit I.Rendi:Shejh Fetahu,Shejh Ibrahimi,Shejh Rustemi,Shejh Fetahu,Shejh Rrezaku,Shejh Emria,Shejh Rustemi.


Zamir SHEHU

Teolog











Friday, August 5, 2011

TEQJA E SUKTHIT-TRADITA 600 VJECARE

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71673

04/08/2011 Teqja Halvetiane Ramazanije në Sukth të Durrësit vjen me pasurinë shumëshekullore që prej vitit 1605. Gjeneza e krijimit dhe ndërtimit të saj nis në Çajë të Kukësit. Themeluesi dokumentohet dhe njihet si Shejh Oban Baba Aliu dhe gjeneratat vijuese në kohë të Shehelerëve janë Shejh Hasani, Shejh Hyseni, Shejh Ibrahimi; Shejh Fetahi i Parë dhe Shejh Fetahi i Dytë për të vijuar me Shejh Emrian dhe deri tek Sheh Rustemi i tanishëm i cili përjetoi me mençuri dhe durim sistemin ateist të komunizmit në Shqipëri.



Shejh Rustemi na rrëfen qetësisht se në shtëpinë e miqve të Mirësive Hyjnore se inaugurimi i Teqes halvetiane e cila ngërtheu mundin, dashurinë dhe përkushtimin e familjes dhe komunitetit alevian u realizua në 10 Prillin e vitit 2004. Ngritja e besimit përmes Teqes në Sukth u ndihmua nga Hasitania e Prizrenit prej Baba Shejh Abedinit dhe nga Teqja e Halvetive të Demjanit në Kosovë prej Baba Shejh Beramit së bashku me Hazizin e tij.

Teqeja e Shejh Rustemit rrezaton fizionominë e një shtëpie pritëse me zemër të madhe si në fillesat e besimit Halveti. Vendi i faljes në Teqe ka marrë trajtat e një muzeu të objekteve me ngarkesa religjive si kaligrafitë e lutjeve kuranore, fotografitë historike të personaliteteve të familjes dhe Alevizmit në Shqipëri me disa nga pajimet antike të dervishëve e shehlerëve që nga taxhet, tespihet autentike, bastunët e deri te shpata e quajtur teber.

Teqja ka oxhakun Kuvendor ku shërbehet kafeja si dhe shtrohet sofra për dashamirësit e Ehli Bejtit, madje sigurohet dhe fjetja për vizitorët që duan të qëndrojnë një natë për dëshirën e mirë vetjake apo për të praktikuar ritet dhe festat islame.

Stolisur me petkun bardh e zi të klerikut Halveti, Shejh Rustemi me mirësinë e shkruar në portret, mjekrën e bardhë dhe buzëqeshjen e Mençurisë, bart në vetvete një arkiv të pasur të kulturës familjare kuksiane, historinë e breznive të shehlerëve si dhe urtësinë e dijes së

thellë kuranore gërshetuar me përvojën njerëzore.

Në verandë pranë miqve Sheh Rustemi nis e rrëfen me modesti për vuajtjet dhe falje për ata që e përndoqën në diktaturë. Është një dhimbje e bartur ndër vite nga privimi i të drejtës publike për ti shërbyer Zotit dhe besimtarëve për afro gjysmë shekulli.

Gjatë komunizmit në Kukës, Sheh Rustemi diti të ruajë në fshehtësi traditën fetare të trashëguar ndër brezni nga etërit sheh mbas shehu.

Asokohe Baba Shehu tregon se Partia dërgoi një të deleguar në zonë për të ndaluar besimin fetar. U zhvillua një mbledhje në të cilën ai nuk u paraqit ndaj iu dërgua një urdhër arresti duke e marrë në pyetje si në një gjyq për arsyen e mungesës. Sheh Rustemi vijon se diti të mbrohet përmes autokritikës duke u thënë të deleguarve të Partisë se ishte i sëmurë.

Pastaj iu desh të mohojë njohuritë e tij mbi dijet fetare dhe gjuhën arabe për të larguar dyshimet. Ky presion zgjati deri në orën një pas mesnate dhe më vonë dolën nga salla. Njëri prej tyre vendosi që të falet pavarësisht reagimit të kolegëve. Dhe kështu u mbyll mbrëmja e gjatë e hetuesisë për Rustem Shehun e ri. Pas kaq vitesh Sheh Rustemi tregon se disa nga personazhet e asaj kohe që nga Marku apo Hakiu e përshëndesin së largu me mirënjohje duke bërë kritikën e vetes në kohë përmes pajtimit dhe mirënjohjes.

Sheh Rustemi pohon se harmonia fetare në Shqipëri është për t u admiruar. “Të gjitha fetë si ajo Ortodokse, Katolike apo Myslimane kanë engjëjt dhe shenjtorët e tyre mrekullibërës ndaj dhe vullneti i Zotit që i krijoi si rrugë besimi duhet respektuar.”

Trashëgimtari i besimit dhe vlerave të familjes është i biri Zamir Shehu. Ndërsa vijon studimet e larta pranë universitetin amerikan të Tiranës, Zamiri në moshën 21 vjeccare njeh shkollën e lindjes dhe perëndimit, duke studiuar nga katedra e medresesë së Prizrenit në auditorët e kryeqytetit evropian të Parisit.

Teqeja dhe Shtëpia e Sheh Rustemit babait të tre djemve e tre vajzave funksionon në mënyrë harmonike si një ndërmarrje fisnore ku secili njeh dhe zbaton detyrat e veta me përkushtim.

Në gazin e një martese takohesh me ritualin e ardhjes së dajave të dhëndrit me dashin e kurbanit që prin i ngjyer në të kuqe, tingujt e dajreve dhe instrumenteve frymorë si në dasmën e Gjergj Kastriotit, vallen e bukur të grave dhe vajzave kuksiane veshur me kostumet e rralla burimore të folkut të Hasit, Lodrën e fëmijëve dhe urtinë e pleqve dhe rapsodin e mbërritur nga Gjakova për të kënduar balada e rapsodi atdhetare.

Në Teqen e Sukthit gjen miq nga Tropoja e Saranda, deputetë e drejtues të shtetit që vlerësojnë traditën shqiptare dhe halvetiane e në veçanti atë afri shpirtërore e njerëzore të privuar nga ish diktaturat e të shumëpritur ndërmjet shqiptarëve të përtej kufirit me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.